Fshatrat e Tearcës dhe Jegunocës pa ujë cilësor

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.10.2022, 09:24

Krahas mungesës së ujit të pijshëm, shumë vendbanime rurale në rajonin e Pollogut përballen edhe me ujë jocilësor.

Ata detyrohen që ujë të mbushin në fshatrat përreth ku uji është më i mirë për pije. Shumica e fshatrave kanë mungesë të ujit të mjaftueshëm, ndërsa në këto raste – në rezervuarët e ujësjellësit lëshohet edhe uji nga lumenjtë, por ky ujë nuk i pijshëm dhe përdoret vetëm për nevoja higjienike.

Sa për ilustrim, probleme të kësaj natyre kanë banorët e disa fshatrave të Komunës së Tearcës dhe Jegunocit. Banorët e këtyre fshatrave shpeshherë shihen duke mbushur ujë në fshatin Odër, Jazhincë ose ndonjë fshat tjetër, ku uji është i cilësisë së lartë. Nga Qendra për Shëndet Publik në Tetovë, ku kryhen kontrolle të rregullta të cilësisë së ujit, thonë se muaji shtator i këtij viti ka qenë më i rëndi ndër dekada për sa i përket cilësisë së ujit në vendbanime rurale.

“Kjo ka të bëjë me reshjet e shiut që I kishim gjatë muajit shtator, por edhe me mosmirëmbajtjen adekuate të rrjeteve të ujësjellësve. Krahas aspektit higjienik dhe sanitar të ujit, duhet patjetër të kemi mirëmbajtje të objekteve të ujësjellësve nëse duam që të kemi ujë cilësor. Për fat të keq, në shumë vendbanime rurale nuk kemi mirëmbajtje adekuate të rrjeteve të ujësjellësit dhe objekteve të rezervuarëve”, thotë Ratko Davidovski, mjek në Qendrën për Shëndet Publik në Tetovë. Ai shprehet se qytetarët, që të kenë ujë të sigurt për pije, duhet që në mënyrë të vazhdueshme të ketë dezinfektim të sistemeve të ujësjellësve, ndërsa është evidente se një mirëmbajtje e tillë mungon në shumicën e këtyre vendbanimeve.

“Në ato vendbanime ku ka ndërmarrje publike që merret me menaxhimin e ujin të pijshëm, gjendja është pak më e mirë, por megjithatë kujdesi nuk është adekuat ashtu siç kërkohet sipas standardeve. Pra, duhet në mënyrë të vazhdueshme të kemi dezinfektim të atyre rrjeteve apo rezervuarëve. Këtu fjalën e kam për vendbanimet rurale. Edhe në ato fshatra ku ka bëhet dezinfektimi kjo nuk është e mjaftueshme, sepse nuk bëhet në mënyrë adekuate”, sqaron Davidovski,raporton koha.mk Ndryshe, edhe pse disa herë edhe zyrtarët e lartë qeveritarë edhe ato lokal, në paraqitjet e tyre premtojnë zgjidhje për problemin me ujin e pijshëm, megjithatë deri më tani nuk është ndërmarrë asgjë konkrete që këta banorë të kenë ujë të mirë për pije. Premtimet e tilla në shumicën e rasteve jepen gjatë fushatave zgjedhore dhe më pas harrohen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit