Tina në burg për vrasjen e Martinit, i fejuari i saj: Qau, më tha për kokë të babit nuk është e vërtetë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.10.2022, 23:14

Martina Pajollari, 18-vjeçarja e cila u arrestua dhe u la në burg për vdekjen e Martin Çeços në Maliq është fejuar dy javë më parë.

Gjatë një emisioni televiziv, i fejuari i saj Artion Ferraj ka treguar se me Tinën është njohur para vrasjes së Martinit. Ai thotë se kur po mblidhte çaj është takuar me Tinën, kanë shkëmbyer numrat dhe më pas kanë vazhduar njohjen.

Ai tha gjithashtu se do t’i qëndrojë në krah Tinës dhe se beson që ajo është e pafajshme.

Artion Ferraj (i fejuari i Tina Pajollarit): Jemi njohur me vajzën, me Tina Pajollarin, mblidhte çaj, këmbyem numrat e telefonit, kemi folur.

Gazetari: Kur, prej sa kohësh?

Artion Ferraj (i fejuari i Tina Pajollarit): Rreth 3 muaj që kemi folur.

Gazetari: Nga muaji Qershor-Korrik jeni takuar?

Artion Ferraj: Po nga korrik-gushti jemi takuar, kemi folur, ka zgjatur rreth 15 ditë që kemi folur në telefon pastaj jemi takuar, jemi lidhur. Ne kemi folur me familjarët, çupën e kam marrë unë në shtëpi.

Gazetari: Tina Pajollari është nusja jote, a e do?

Artion Ferraj: Po nusja ime, e dua. Unë e kam pyetur herë pas here për ngjarjen ku thuhet se është përfshirë dhe më ka thënë se nuk është e vërtetë. Qau dhe tha "për kokë të babit nuk është e vërtetë". Në bindjen time kjo gjë nuk është e vërtetë pasi unë i kam hyrë kësaj pune dhe e kam marrë për nuse. Kjo gjë nuk është e vërtetë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit