Arbër Zaimi i druve merr më shumë se 350 MLN nga Erion Veliaj, garoi në tender me vetveten

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 17.10.2022, 19:08

Me tenderin e firmosur së fundmi nga Erion Veliaj, Ajola Xoxa mund të blejë një tjetër fustan të shtrenjtë, pasi bashkëshorti i saj duket se do kapë një dorë të mirë. Këtë herë, gruaja e lalit mund të shpenzojë më shumë se 2300 euro për një fustan, pasi përqindja e fitmit nga tenderi i firmosur më 14 tetor, do jetë goxha e lartë.

E kemi fjalën për tenderin që mban këtë numër reference REF-42833-09-21-2022 dhe ka si objekt “Blerje lëndë drusore”. Institucioni prokurures është Agjencia e Parqeve dhe e Rekracionit, e varur drejtpërdrejt nga bashkia Tiranë.

Erion Veliaj ka dhënë më shumë se 350 milionë lekë me TVSH për blerje lëndë drusore kompanisë që ka garuar me veten. Pra, kompania ALMEXWOOD SHPK, ka garuar me veten dhe në fund ka fituar duke futur në xhep më shumë se 350 milionë lekë ose më saktë më shumë se 95 përqind e fondit limit.

Arbër Zaimi është administratori i firmës që ka garuar me veten dhe nga Bashkia Tiranë, ka marrë më shumë se 500 milionë lekë plus TVSH në të gjitha tenderat e fituara.

Pra Zaimi nuk është dosido për Veliajn, por një klient i mirë, që mund t’ia mbushë me fustane të bukur garderobën Ajola Xoxës.

Por përveç kësaj, ajo që presin të gjithë qytetarët, të paktën ata që shqetësohen se ku shkojnë paratë e tyre, është zgjimi i SPAK-ut. Prokurorët e këtij institucioni duket se i mbyllin sytë kur bëhet fjalë për kryetarin e Bashkisë Tiranë dhe arsyeja ende nuk dihet, ose të paktën mund të nënkuptohet, por ashiqare nuk dihet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit