Verë në tetor! Rriten temperaturat në Evropë, parashikohen ditë edhe më të nxehta

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.10.2022, 18:49

Gjatë këtyre ditëve shumë vende të Evropës janë përballur me temperatura të larta që bien ndesh me muajin ku jemi aktualisht. Temperatura të larta janë regjistruar në Francë, Spanjë, Gjermani, Austri dhe Zvicër.

Ditën e djeshme shumë vende në Francë kishin temperatura mbi 30 gradë Celsius. Në Navarrenx, 32.6 gradë Celsius është temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në Francë për 15 ditëshin e parë të tetorit. Ndërkohë termometri në Spanjë ka arritur në 33.3C, në Gjermani 26C, në Zvicër dhe Austri më shumë se 25 gradë.

Ditën e djeshme në vendin tonë temperaturat arritën deri në 25 gradë ndërsa sot 28 gradë Celsius.

Sipas meterologëve temperaturat e larta pritet të vazhdojnë edhe javën e ardhshme. Pjesa më e madhe e Evropës do të përballet me temperatura të paktën +6°C për disa ditë të tjera.

Ndryshimet klimatike janë një nxitës kryesor i temperaturave ekstreme që po shohim, thonë shkencëtarët, pasi gazrat serrë përforcojnë intensitetin, kohëzgjatjen dhe frekuencën e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit