Komandanti kërkon ndihmë nga trafikanti shqiptar: Më duhen 5 mijë euro për një fëmijë të sëmurë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.10.2022, 17:37

Një komandant italian është vënë nën hetim pasi mori 5 mijë euro nga një trafikant shqiptar. Sipas mediave italiane, në llogarinë e komandantit Francesco Matalone janë transferuar 5 mijë euro nga një trafikant shqiptar i cili është i dënuar me arrest shtëpie.

Shqiptari u tha policëve se atë shumë parash ia kishte kërkuar komandanti për të ndihmuar një fëmijë të sëmurë, i cili duhej të operohej për kancer në kokë. Rrëfimi i tij erdhi pasi ai u ndalua nga policia pasi u vonua për t'u kthyer në shtëpi gjatë lejes që kishte. Ai iu tha policëve se komandanti Matalone e kishte thirrur në Komisariat për të diskutuar çështjen.

Togeri Matalone akuzohet gjithashtu për tentativë për trafik droge kjo pasi ai i kishte kërkuar 150 gramë kokainë një policeje në Foligno duke i thënë se do t'ia jepte drogën një polici tjetër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit