Kovaçevski nuk përjashton zgjerimin e Qeverisë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.10.2022, 13:17

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, deklaroi se koalicioni qeveritar mund të zgjerohet për shkak të nevojës për miratimin e disa ligjeve që kanë të bëjnë me agjendën evropiane, shkruan Radio Evropa e Lirë, transmeton Portalb.mk. Ai tha se nevoja për një Qeveri më stabile vjen për shkak të “veprimeve destruktive të opozitës”, e cila sipas tij “po pengon rrugën e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut”

Shumica parlamentare ka kohë që po përballet me mungesë stabiliteti. Nga 120 deputetë sa ka Kuvendi, vetëm 63 mbështesin punën e Qeverisë – gjë që ka bërë që shumë ligje të mos mund të miratohen.

Nevoja për zgjerimin e Qeverisë vjen edhe për faktin se duhet të miratohen ndryshimet kushtetuese që parashihen me marrëveshjen me Bullgarinë.

Kërkesa e Kovaçevskit i drejtohet fillimisht Aleancës për Shqiptarët, e cila është në opozitë dhe ka 8 deputetë. Nga kjo parti kanë thënë se për momentin nuk planifikojnë të bëhen pjesë e Qeverisë, edhe pse thonë se kanë marrë sinjale për një gjë të tillë.

“Kemi disa vendime për të marrë dhe ato duhet të miratohen me konsensus të gjerë në shtet, siç janë marrë gjitha vendimet tjera më parë… Janë të mirëseardhur që të bëhen pjesë e Qeverisë të gjithë ata që duan të jenë pjesë e një shteti me prosperitet dhe me vizion, ku të rinjtë do ta dinë se për 10 vjet ose 8 vjet nga tani do jemi vend anëtarë i BE-së”, ka deklaruar Kovaçevski.

Ai tha se Raporti i Progresit i Komisionit Evropian ka vlerësuar punën e ekzekutivit, por jo edhe të opozitës, e cila sipas tij si asnjëherë më parë është kritikuar për pengesat që po i bën vendit në procesin evropian.

“Ky raport, si asnjë më parë, dërgon mesazhe shumë të qarta. Mesazhi i parë është se në vendin tonë (Maqedoninë e Veriut) ka dy koncepte. Njëri koncept është ai në krye të cilit jam unë. Ky është koncepti që unë mbroj dhe u them që qytetarët maqedonas, se me kokën lart, me dinjitet, do të ecin drejt BE-së dhe të ulen në tryezën e madhe në Bruksel”, tha Kovaçevski.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit