50-vjeçari i varfër shkul vetë dhëmballën e tij: Piva ca birra, pastaj një Ibuprofen

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 17.10.2022, 11:03

Një ish-kasap ka hequr vetë dhëmballën pasi ka pritur më shumë se 10 vite për një takim tek dentisti. David Sergeant, 50 vjeç, ka marrë masa ekstreme pasi duroi dhimbjen që përfundimisht nuk i la alternativë tjetër.

Sipas burrit nga Leeds, ai u përgatit duke pirë "dy birra" dhe më pas ibuprofen para se të hiqte dhëmballën e prishur. 50-vjeçari i cili është goditur rëndë nga kriza e kostos së jetesës, merr kemp por e ka të vështirë të blejë ushqim për qenin e tij të dashur.

Ai ka shumë pak mundësi ekonomike për kujdesin e tij dentar. Pasi nuk gjeti një dentist të përshtatshëm për situatën e tij financiare, i mori masat vetë.

David Sergeant hoqi dhëmballën dhe disa dhëmbë të tjerë për shkak të pamundësisë.

"Unë i kam hequr dhëmbët e mi vetë. Nuk mund ta përballoja një dentist për 10 apo 15 vjet. Unë pres derisa dhëmbi të lirohet dhe më pas e heq vetë," shpjegoi ai.

“Kam përdorur pinca në të kaluarën, të mëdha, por shumicën e rasteve përdor vetëm gishtat. Pi disa birra dhe disa ibuprofen dhe më del vetë. Mëngjesin tjetër ka pak gjak. Nuk ndihem shumë mirë. Në fund të ditës, më duhet të heq vetë dhëmbët kur nuk kam dentist."

Kjo metodë e tmerrshme nuk duhet të provohet në shtëpi në asnjë rrethanë, raportoi LadBible.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit