‘Zgjohet’ posta ADEX/ Pronari i ulëret denoncueses në telefon: Çokollatat i hëngrën minjtë!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 16.10.2022, 20:35

Pak ditë më parë, JOQ ALBANIA publikoi skandalin e ndodhur me postën private ADEX. Administratorja e një kompanie të vogël, denoncoi në redaksinë e JOQ ALBANIA, se në postën ADEX ishin ngrënë çokollatat që ajo kishte në kutinë, që do i dërgohej klientit.

Siç shihet edhe nga pamjet e mëposhtme, çokollatat ishin të ngrëna dhe dukej qartë që edhe ambalazhi i tyre ishte lënë aty.

JOQ ALBANIA, pas marrjes së denoncimit, u përpoq që të komunikonte me postën ADEX, por nuk u mor asnjë përgjigje.

Mirëpo, pas publikimit të lajmit, posta private ADEX, "u zgjua" dhe veprimi i parë që bëri ishte 'kërcënimi' i denoncueses, e cila e frikësuar tregoi historinë për JOQ ALBANIA. Ajo tha se u kontaktua në WHATSAPP nga administratori i postës, i cili i kishte thënë se do të përballej me të në gjyq dhe se çokollatat i kishte ngrënë miu, teksa qëndronin në magazinë.

Ndërkohë, veprimi i dytë, që bëri posta ADEX, ishte marrja me shaka dhe joseriozitet të situatës, pasi mesazhi i mbërritur, pas publikimit të lajmit në redaksinë e JOQ ALBANIA ishte ky:

Pasi analizuam situaten e krijuar Adex vendosi. Te gjithe punonjesit e Adex do te blejne nga nje kuti me cokollata per JOQ Albania. I lutemi JOQ Albania te na dergoj preferencat se si i duan cokollata. Ju bejme me dije se keni rreth 400 kuti per te pranuar.

Është absurde se si një kompani, që paguhet për punën që bën nga klientët, nuk gjen kohë që të zgjidhë një situatë të vogël, që mund të ketë ndodhur për gabimin e një apo më shumë personash, por merret me kërcënimin, shantazhimin dhe talljen e klientes dhe një mediaje që i kërkoi reagimin paraprakisht.

Administratrja që denoncoi rastin na shkroi pas lajmit:

Me mori ne tel vete Foto Zeneli. Por thirrje ëasapp dhe me tha qe do me hedh n gjyq se un e bera per konkurrencën, por nuk ka lidhje fare. Un nuk isha nj kliente kalimtare e tyre , por prej nj viti . I thash qe kam kontaktuar disa her , kam kerkuar nje zgjidhje. Por ai me tha qe kte e zgjidh gjyqi dhe se gjoja pakot ishin prish nga minjte e magazines. Kjo nuk esht veper e minjve iu ktheva. Me tha qe e bej per ti shkaterruar biznesin e tij , dhe ai do me shkaterroje mua. Nuk beri asnje sms. Se ndoshta e di qe jan prova por nje telefonate gati 30 min. Ne fund ia mbylla un se u shokova nga ulerimat e atij njeriu.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit