Në Shqipëri u harrua/ Amerikanët ngrejnë alarmin: Ka ardhur varianti i ri i COVID-it!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 16.10.2022, 19:48

Shkencëtarët kanë zbuluar një variant të ri të koronavirusit i cili ka çuar në një rritje të rasteve.

“Kohët e fundit mund të jeni ndjerë sikur pandemia e koronavirusit po kthehet në një kujtim të largët dhe po mbyllet një gjë e së kaluarës, por për fat të keq ende nuk ka përfunduar.” – shkruan Unilad

Koronavirusi po ngre sërish kokë në formën e një varianti të ri që po shkakton një rritje të madhetë rasteve në SHBA.

Më 14 tetor, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) , publikuan se sa infeksione të reja ka pasur në të gjithë SHBA si rezultat i variantit të ri. Shkencëtarët kanë folur tashmë për variantet më të fundit të virusit, variantet paralajmëruese, që do të vazhdojnë të 'përshpejtohen' dhe do të kenë një ndikim global.

Megjithatë, që nga gushti, kur shkencëtarët ishin të shqetësuar për variantin, BA.5, një variant edhe më i ri është tani në rritje i quajtur BQ.1.

Zëdhënësja e CDC, Kristen Nordlund, tha:

Ndërsa BQ.1 dhe BQ.1.1. përfaqësojnë një nëngrup të vogël, por me rritje të shpejtë të variantit Omicron, BA.5 mbetet linja dominuese në Shtetet e Bashkuara.

Burimi: Unilad | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit