Maqedonia e Veriut e Kosova shënojnë 13-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.10.2022, 14:36

Republika e Maqedonisë së Veriut dhe ajo e Kosovës kanë shënuar sot 13-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike.

Me rastin e 13 vjetorit, në parkun e Çairit u mbollën 13 fidane në shenjë të këtij përvjetori nga Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe ambasadori i Republikës së Kosovës, Florian Qehaja.

Kjo ngjarje sipas ministrit Osmani pasqyron marrëdhëniet e shkëlqyera midis vendeve.

“Prishtina dhe Shkupi janë kryeqytetet më të afërta në Ballkan, duke simbolizuar kështu marrëdhëniet jashtëzakonisht të ngushta ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, por edhe lidhjet e ngushta mes qytetarëve tanë”, deklaroi Osmani.

Ambasadori Qehaja gjatë ngjarjes falënderoi RMV-në për mbështetjen që po i jep Kosovës në rrugën e saj integruese në strukturat ndërkombëtare.

“Me Maqedoninë e Veriut kemi arritur nivel të lartë të marrëdhënieve – bashkëpunim të shkëlqyer, i cili në periudhën e ardhshme, jam i bindur se do të forcohet edhe më shumë”, theksoi Qehaja.

Më 17 tetor 2009, Shkupi dhe Prishtina zyrtarisht vendosën marrëdhënie diplomatike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit