Alarmon raporti i KE-së, mjekët po ikin nga Maqedonia e Veriut

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.10.2022, 10:49

“Sektori i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ende po përballet me humbje të personelit mjekësor, pasi infermierët dhe specialistët që largohen, transferohen në sektorin privat ose shkojnë për të punuar jashtë vendit”, alarmon raporti i Komisionit Evropian.

Kjo siç thuhet kontribuon në problemet e qytetarëve për tu trajtuar dhe shëruar nga specialistët, sepse ata po ikin jashtë ose përfshihen në sektorin privat, por që aty çmimet janë të papërballueshme dhe kujdesi shëndetësor nuk mbulohet nga sigurimet shëndetësore mbeten të larta.

Autoritetet zyrtare shëndetësore në Maqedoninë e Veriut nuk disponojnë numrin e saktë të mjekëve që kanë ikur nga ky vend.

Por, nga Oda e Mjekëve bëjnë të ditur për Evropa e Lirë se brenda pesë vjetëve – nga viti 2017 deri më 2022 – gjithsej 568 mjekë kanë kërkuar vërtetim se ndaj tyre nuk ka procedim penal. Por këto vërtetime që i sigurojnë ata nënkupton se janë për tu larguar nga vendi. Një shifër e përafërt është edhe nga periudha 2012-2016 kur janë larguar mbi 600 mjekë.

Mungesa e mjekëve specialistë, viteve të fundit, ndihet në shumë qendra spitalore të qyteteve të Maqedonisë së Veriut.

Rreziku i këtij trendi të ikjes ka bërë që autoritetet të rrisin rrogat, ashtu që rrogat e mjekëve kanë shënuar rritje mes 40 dhe 50 për qind në periudhën 2017-2020. Paga e bazë e një mjeku specialist në muajin shkurt të vitit 2021 u bë rreth 1,800 euro. Përveç pagës bazë, mjekët specialistë marrin 300 deri në 400 euro në muaj për kujdestaritë (gjatë fundjavave, festave shtetërore dhe turnetë e natës).

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit