Babai i Martin Çeços: Djali im e kishte kërkuar për nuse, Tina i dërgonte foto varri

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 15.10.2022, 15:08

Martin Çeço është 26-vjeçari i cili u gjet i pajetë në datën 16 qershor 2022 në rezervuarin e Kolanecit në Maliq.

Lidhur me ngjarjen janë arrestuar Bleti Angjo, Valter dhe Edlir Mollaj.

Nikolla Tollkuçi, kunati i Bleti Angjos njërit prej autorëve të dyshuar të vrasjes së 26 vjeçarit mohon në mënyrë kategorike që Bleti të ketë vrarë Martinin.

Pas disa muajve, dje pol9icia arrestoi edhe Martina Pajollarin, 18-vjeçaren e cila akuzohet si bashkëpunëtore në vrasje edhe pse shumë herë i mohonte akuzat.

Ndërkohë i ati i të ndjerit Martin, Nevzat Çeço ka treguar se djali i tij e kishte kërkuar për nuse Tina Pajollarin.

Sipaz Nevzatit, ditën kur ndodhi ngjarja babai Tina Pajollari e ka marrë Martinin në telefon duke i kërkuar që Martini të mos e shqetësonte në telefon me justifikimin se nuk ishin në dijeni prindërit të lidhjes së tyre.

Vajza e kishte refuzuar edhe pasi Martini Çeçoi përmes një mblesi të cilin babai e identifikon me emrin Xhoni i ka paguar 2.5 milion lekë të vjetra për ti mbushur mëndjen Tina Pajollarit që të martohej me të.

Tina Pajollari më pas i tha Martinit që do e telefononte të nesërmen në orën 10 në mëngjes. Pas përfundimit të bisedës me Tina Pajollarin, Martinin e ka telefonuar një person të cilin as babai as Martini nuk e njihnin.

Sipas abc news, telefonuesi e ka kërcënuar Martinin duke i thënë që do t’i këpus buzët. Në gjendje të rënduar psikologjikë Martini i tha të atit që jeta ime mbaron këtu. Pas kësaj Martini i shqetësuar ka dalë nga shtëpia më shapkat që gjeti tek shkallët e shtëpisë.

Babai e ka kërkuar gjithë natën duke pasur frikë se mos Martini kishte varur vetën më pas ai ka kërkuar edhe tek rezervuari i fshatit duke e kërkuar edhe brenda në rezervuar por nuk ka parë asgjë të dyshimtë.

Babai i Martin Çeços akuzon Tina Pajollarin si shkaktaren kryesore të vrasjes së djalit ndërsa pohon se tre personat e tjerë të arrestuar nga policia nuk i njihte. Nevzat Çeço pohoi më tej se Tina Pajollari i dërgonte Martinit foto të një varri me lule por ai nuk e kuptoi mesazhin e fotografive që i dërgonte Tina.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit