Vrasja në Don Bosko, Prokuroria e Tiranës kërkon dëshmitë e vëllezërve Beqiraj të cilësuar si vrasës me pagesë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 15.10.2022, 12:31

Gentjan dhe Indrit Beqiraj të dyshuar si vrasës me pagesë dhe Rrumit të Shijakut, teksa arrestimi i tyre çoi në zbardhjen e disa ngjarjeve kriminale të ndodhura në vend si ajo e 4 janarit në Don Bosko ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën 4 të tjerë. Sipas dëshmisë së dy vëllezërve, krimi i Don Boskos u krye me urdhër të Kasandër Nogës, nga Kevin Zeneli, ndërsa ky i fundit u kishte kërkuar ndihmë për t’u arratisur jashtë vendit.

Ndërkohë Prokuroria e Tiranës kërkon nga ajo e Durrësit vënien në dispozicion të dëshmisë së plotë të dy vëllezërve. Dëshmia e tyre kërkohet nga akuza e Tiranës për ngjarjen e 4 janarit në zonën e "Don Boskos", ku humbi jetën Erion Çela dhe u plagosën katër persona të tjerë. 'Reporttv' raporton se prokuroria konsideron se ka mospërputhje të dëshmive të dy vëllezërve me atë të hetimeve që janë kryer që prej ditës së ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit