Detajet e reja: Tina Pajollari e dinte për planin, ishte prezente kur u vra Martin Çeço

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 15.10.2022, 11:35

Martina Pajollari është arrestuar në lidhje me vrasjen e Martin Çeços më 18 qershor të këtij viti. Pavarësisht kundërshtimeve të saj, policia ka mundur të vërtetojë se ajo ka qenë e përfshirë në vrasjen e Martin Çecos në Korçë.

18-vjeçarja ka qenë arsyeja e konfliktit mes viktimës dhe autorit kryesor të dyshuar për vrasjen, Valter Mollajt. Dyshohet se Martina mbante lidhje të dyfishtë dhe se i shprehej Valterit se Martini e detyronte të qëndronte me të me dhunë.

Ky pretendim ka rezultuar se nuk është i vërtetë pas hetimeve. Ndërkohë, detaje të reja janë zbuluar nga hetimi i mëtejshëm i grupit hetimor.

Policia ka mundur të vërtetojë se Martina Pajollari ka qenë e pranishme në momentin e vrasjes së Martin Çeços, madje ka marrë pjesë edhe në planin që Valter Mollaj me dy të arrestuarit e tjerë hartonin për vrasjen e Çeços.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit