Këto shkolla sot mbajnë mësim

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.10.2022, 09:27

Tri shkolla në Prishtinë i kanë dalë kundër SBASHK-ut lidhur me zëvendësimin e orëve të humbura të grevës.

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali”, “Faik Konica”, dhe “7 Marsi”, kanë lajmëruar se do respektojnë vendimin e MAShT-it dhe nga sot do të fillojnë zëvendësimin e orëve të humbura.

Në njoftimin e shkollës “Ismail Qemali thuhet se nesër do të mbahet mësim me orar të ditës së enjte.

“Lajmërohen nxënësit dhe mësimdhënësit e SHFMU ‘Ismail Qemali’ Prishtinë, se të shtunën, me 15.10.2022 do të mbahet procesi mësimor me orar të ditës së enjte, në bazë të Vendimit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Nr. 013/453, për kompensimin e ditëve të pambajtura si pasojë e grevës së mësimdhënësve”, thuhet në njoftimin e publikuar nga shkolla “Ismail Qemali”, thuhet në njoftim. Kurse shkolla fillore “Faik Konica”, ka publikuar orarin e plotë për të gjitha të shtunat që do zëvendësohen. Edhe shkolla “7 Marsi”, ka njoftuar se do të mbajë mësim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit