Tiranë/ “Hapësira publike përdoret për parkim privat, kamuflohet me tabelat e UKT-së”

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 14.10.2022, 17:56

Abuzimet me parkingjet në Tiranë janë pa fund, por rasti i mbërritur së fundmi në redaksinë e JOQ ALBANIA është vërtet një skandal. Sipas një qytetari, një hapsirë publike, po përdoret për parkim privat dhe dikush po merr lekë nga qytetarët, duke përfituar nga punimet që po bëhen rreth stadiumit Air Albania.

Gjithashtu, në rrethimin e këtij parkingu ilegal, janë vendosur edhe tabelat e UKT-së, për t’u kamufluar sa më mirë. Një qytetar ka dërguar fotot kur aty futen makinat dhe parkohen.

Në lidhje me rastin, JOQ ALBANIA, u përpoq të merrte një reagim nga UKT, përmes një emaili zyrtar, por fatkeqësisht nuk pati asnjë përgjigje.

Denoncimi:

Prsh JOQ! Vetem ne bashkine e tiranes ndodh qe bllokohet rruga, per shkak te punimeve dhe me kete justifikim kthehet ne parking privat. Kjo gje ne mers te tiranes, pas stadiumit kombëtar. Nen logot e UKT nje zoteri pa e prishur terezine e ka kthyer rrugen ne parking, shpresoj ti bejne leket sa me shpejt dhe te lirojne rrugen e te na lene te qete. Se per tu ankuar e te kerkosh llogari harroje me keta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit