Qytetarja: Posta ADEX hap porositë, ha çokollatat në kutinë e një klienti

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 14.10.2022, 17:27

Postat private në Shqipëri janë shtuar shumë së fundmi, për shkak edhe të shumë bizneseve që operojnë online dhe porositë zakonisht i marrin nga Facebook dhe Instagram. Mirëpo, mesa duket, problemet me postat private, janë të ndryshme. Dy ditë më parë, administratorja e një kompanie, ka denoncuar postën private ADEX, pasi porosia i është kthyer nga klienti, duke qenë se një pako çokollatash është dërguar e përgjysmuar.

Thënë shkurt, postieri, apo pjesëtarë të postës ADEX, kanë hapur pakon, që ishte një kuti me çokollata dhe kanë ngrënë disa nga këto të fundit.

Më pas, kutia është nisur për tek klienti, i cili, kur e ka parë pakon në atë gjendje e ka kthyer mbrapsht për tek kompania ku e ka porositur. Mirëpo, administratorja është habitur kur e ka marrë vesh dhe ka dashur të kuptojë arsyen e refuzimit.

Kur sheh se çfarë kishte ndodhur dhe se kutia e çokollatave ishte pothuajse në gjysmë, i shkruan postës ADEX. Këta të fundit, si fillim, përgjigjen se do ta ndihmojnë administratoren dhe do ta zgjidhin situatën, por deri më sot nuk ka asnjë përgjigje.

Lidhur me rastin, JOQ ALBANIA, tentoi të merrte një reagim nga kompania ADEX, por gjithashtu nuk morëm asnjë përgjigje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit