Ankandi i rrallë, Xhinset e një minatori shiten për 87 mijë dollarë

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 14.10.2022, 12:46

Një palë xhinse të firmës një njohur, Levi's, të viteve 1880 janë shitur për më shumë se 87 mijë dollarë. Ankandi është zhvilluar në një provincë të New Mexicos.

Xhinset u gjetën në një minierë të braktisur dhe besohet se janë veshur nga një prej ish-minatorëve të saj.

Pronarët e rinj të tyre janë Zip Stevenson, një veteran i tregut të xhinseve të cilësisë së mirë dhe 23-vjeçari Kyle Hautner, që pagoi 10% të vlerës, kundrejt 90% të ortakut të tij në këtë blerje.

Ky është një nga çmimet më të larta që një palë xhinse janë shitur ndonjëherë. Stevenson ka drejtuar një dyqan riparimi të xhinseve në Los Anxhelos për 30 vjet, por ai ka treguar se kurrë nuk kishte ndeshur një palë si këto.

“Këto xhinse janë jashtëzakonisht të rralla, veçanërisht në këtë gjendje”, tha ai. Stevenson dëgjoi për herë të parë për xhinset rreth pesë vjet më parë kur ato u zbuluan Amerikën Perëndimore nga Michael Harris.

Harris ka kërkuar në të paktën 50 miniera të braktisura për pesë vjet dhe nuk ka gjetur një palë si këto. Ekzistojnë vetëm disa palë të ngjashme, por ato mbahen në muze dhe janë shumë delikate për t'u veshur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit