Indrit Beqiraj: Do vriteshin nipat e Geronit në Astir, s’kisha besim tek Kevi!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 14.10.2022, 00:35

Indrit Bequraj është i penduari i drejtësisë, i cili bashkë me vllain, kanë pranuar të tregojë disa ngjarje të bujshme, vrasje.

Në polici ai ka treguar planin për atentat që kishin ndaj nipave të Geron Hasanbelliut. Atentati ishte paguar nga Kasandër Noga dhe porosinë, Indrit Beqiraj, ia kishte dhënë Kevin Zenelit. Më 4 Janar 2022 ishte vetë Kevin Zeneli që qëlloi me armë në një lokal në Don Bosko duke shkaktuar masakër.

Objektivi ishte ngatërruar. Viktima dhe i plagosuri nuk kishin lidhje me ngjarje.

DËSHMIA INDRIT BEQIRAJ:

Në këtë kohë kishte ardhur Kevin nga jashtë dhe u takuam në Durrës, dhe u bisedua përsëri për të vrarë nipat e Geronit tek Astiri. Gjatë kësaj kohe i ruajtëm për dy tre ditë ata nipat ku kemi ardhur me makina me qira së bashku me vëllanë të marra po tek Arlindi, ku ia kam mbajtur dy muaj një makinë Ford Focus të vitit 2010, me targa AB 341 DY, makinë që e mora më datë 27.01.2022, duke i dhënë 100 euro në dorë, dhe pjesën tjetër nuk ia kam shlyer më.

Pra më datë 27.01.2022 kam ardhur në Tiranë dhe ndiqnim nipat tek tabakino dhe Kevini kishte marrë përsipër detyrën të na informonte për lëvizjet e nipave. Disa herë Kevini tha që ai është vetëm, por kur kam kaluar me makinë me vëllain kam parë që ato persona ishin katër-pesë dhe rrinin jashtë. Kjo tabakino është me emrin Fokus, ndodhet në 'Astir', Tiranë, përballë lokal 'Oslo'. Gjatë këtyre ditëve njëherë kur ne ishim të vendosur tek fusha e aviacionit dhe prisnim sinjalin nga Kevi që të niseshim, kemi parë që tek zona e tabakinos kalojnë dy furgona të FNSH-së dhe kam pyetur Kevin duke i thënë që a ka ndonjë lëvizje “dajash” dhe ai më ka thënë jo.

Të gjendur përpara këtij mashtrimi dhe mosbesimi, i them Kevit që punën t’ia japë dikujt tjetër që ta bëjë. Më thotë mirë jepjani dhe ju do të merrni ndonjë lekë po të mbarojmë punë se u mbarum me robt. I thoja në vijimësi që ia kisha dhënë por në fakt nuk kisha folur me njeri, por e kisha po vetë dhe kisha bërë një plan që të shikoja lëvizjet e Kevit.

Duke e provokuar Kevin herë pas here e shikoja me sytë e mi që tabakino ishte plot me njerëz dhe i thoja që ata djemtë po thonë që tabakino ka shumë njerëz e nuk gjuajnë dot, e Kevini e mohonte këtë. Duke parë këtë situatë me dyshime të shumta, i shkëputa lidhjet me Kevin dhe nuk i përgjigjesha në telefon. Duke mos iu përgjigjur në telefon, Kevi ka ardhur në Durrës dhe më ka kërkuar tek disa të njohurit e mi, aty ka kërkuar dhe Kasandri të fliste me miqtë e mi Krenar Plaku, Armando Daka, nuk kanë pranuar të flasin me Kasandrin.

Më kanë thënë që tako Kevin, por e kam refuzuar pasi dyshoja se ishte personi i shitur tek Geroni. Sqaroj se në këtë periudhë Kevi më ka dhënë armë pistoletë të llojit XZ me silenciator. U largova nga të gjithë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit