Maqedonia thellohet në borxhe, kalon 7 miliardë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.10.2022, 20:35

Kriza energjetike dhe ekonomiko-sociale vazhdon të vështirësoj mbijetesën e Maqedonisë së Veriut.

Vendi brenda një periudhe të shkurtër ka marrë hua të reja dhe se borxhi po merr përmasa të pakontrollueshme.

Tanimë po sigurohet një borxh prej afër 800 milionë eurove. 530 milionë euro janë siguruar nga FMN-ja që u shpallën dy ditë më parë dhe 250 milionë euro përmes emetimit të një obligacioni gjerman.

Këto nuk janë të vetmet huamarrje, përkundrazi, më herët ishte bërë e ditur se janë marrë 50 milionë euro hua nga BEI për infrastrukturën ujore dhe po aq para është marrë nga banka Sparkasse, raporton Zhurnal.mk.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave, niveli i borxhit publik deri në fund të qershorit arriti në 7.2 miliardë euro ose në përqindje 55.4 për qind. Por deri në fund të vitit pritet të jetë deri në 8 miliardë apo edhe më shumë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit