Vetëm 20 vjeç/ Klevisi nga Shkodra ka nevojë për ndihmë urgjente, aksidenti e plagosi rëndë

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 13.10.2022, 17:33

Klevis Gjeluci, vetëm 20 vjeç, ka nevojë për ndihmën e të gjithë shqiptarëve. Ai është aksidentuar në datën 27 shator dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Miku i tij ka hapur një gofundme dhe kërkon ndihmën e të gjithë shqiptarëve.

Përmes një shkrimi ai tregon edhe historinë se si ka ndodhur aksidenti, ndërkohë që Klevisit i duhen rreth 600 mijë dollarë që të operohet në një nga spitalet më të specializuar të Eruopës.

"Përshëndetje, unë quhem Romario Dragani dhe po mbledh fonde për shokun tim më të mirë Klevis Gjeluci, 20 vjeç. Klevisi ndodhet në koma që prej datës 27 shtator, pasi u përfshi në një aksident automobilistik.

Po rrinim një ditë, dhe unë nuk kisha makinë, kështu që e pyeta Klevisin nëse mund të më bënte një udhëtim në shtëpi; ai pranoi dhe më çoi në shtëpi. Pa kaluar një minutë pasi kisha hyrë në shtëpinë time, Klevisi u përfshi në një aksident automobilistik gjatë kthimit.

Ai ka qenë në dy nga spitalet më të mira në Shqipëri deri më tani, por ata kanë konfirmuar se nuk kanë kapacitetet për ta shpëtuar. Mënyra e vetme për ta shpëtuar është ta dërgoni në spitale jashtë Shqipërisë (Itali ose Gjermani), por çmimi prej ~ 600,000 dollarë për të paguar operacionin e trurit është shumë i shtrenjtë për familjen e tij." – shkruan miku i tij.

KËTU MUND TË KOTRIBUONI PËR KLEVISIN!

KLIKONI LINKUN!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit