Erion Veliaj ka folur sot nga Piramida, ku sipas tij po ndërtohet një nga qendrat më të mëdha të tekonologjisë dhe kodimit, me paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe nga kompania që është akuzaur shumë për tendera korruptivë. Sipas tij, me punën që ai po bën të rinjtë mund të përfitojnë këtu shumë rroga të mira.
Veliaj është shprehur se po punon për të ardhmen dhe në Shqipëri, nëse të rinjtë nuk largohen në të ardhmen do të përfitojnë rroga dinjitoze, por nuk ka përmenduar nëse ai do vazhdojë të rrjepë qytetarët apo jo.
Erion Veliaj tha:
Sot jemi duke investuar për punët e të ardhmes. Shumë punë bëhen nëpërmjet kompjuterit dhe shumë rroga të mira, të rinjtë mund t'i përfitojnë pa u larguar nga Shqipëria dhe të marrin një rrogë që është shumë shumë dinjitoze.
Në parim, fjala e tij duket perfekte, por si mund të përfitojnë rroga të mira të rinjtë, kur Veliaj, të gjitha paratë e taksapaguesve i ndan me oligarkët dhe fut në xhep përqindjen e tij.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
Qytetari nga Tirana
Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
Vajza nga Shkodra
Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
I moshuari invalid
I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
I riu guximtar
I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
Djali i pastrehë
Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
Dy vajza zemërgjera
Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.