Rroga e shtatorit: Mësimdhënësit me 15% rritje të pagave mujore

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.10.2022, 16:32

Nga ky muaj 15% pagë më të lartë mujore, do të marrin të punësuarit në arsimin fillor dhe të mesëm. Për shembull, nëse paga e mësimdhënësit ka qenë 26.000 denarë, me llogarinë e re do të rritet në 30.000 denarë. Pagën e rritur të shtatorit, mësimdhënësit duhet ta marrin këtyre ditëve.

Krahas kësaj rritjeje, punonjësit e arsimit do të kenë edhe një rritje tjetër. 3 deri 4% paga më të larta pritet të kenë me pagën e janarit.

Nga Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës kanë njoftuar se kanë arritur një marrëveshje kolektive për të drejta të reja për punonjësit nëpër cerdhet publike për fëmijë, por se fatkeqësisht nuk kanë arritur që të drejtat e njëjta për pagë të rritur me 15% të sigurojnë edhe për administratën nëpër cerdhe.

SASHK-u para disa muajve organizoi protesta për paga më të larta, kurse nxënësit nuk ndiqnin mësimin. Kërkonin nga kompetentët rritjen e pagave për 18.4%, kurse u dakordua rritja prej 15%.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit