Çfarë po ndodh në Berat?! Banorët tmerrohen nga ‘tërmetet’: Po na shkatërrohen shtëpitë!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 13.10.2022, 15:28

Raportime të shumta po vijnë në redaksinë e JOQ ALBANIA në lidhje me lëkundjet e tokës në Berat dhe fshatrat përreth. Më herët u raportua se ishte tërmet, por banorët në disa fshatra rreth Shpiragut njoftojnë për lëkundje të vazhdueshme.

Mësohet se lëkundje të tilla kanë vazhduar edhe ditë më parë, por aplikacioni i regjistrimit të tërmeteve, vetëm sot ka nxjerrë disa regjistrime si lëkundje tërmeti. Megjithatë, sipas qytetarëve, ka shumë më shumë dridhje të tokës se sa janë në aplikacionin e regjistrimit të tërmeteve.

Njëri prej qytetarëve tregon se edhe banesat janë në rrezik nga këto lëkundje të vazhdueshme.

Pak më herët, banorë të zonës kanë shpjeguar për JOQ se kompania e naftës Shell po bën shpërthime të forta në nëntokën e Malit Shpirag për të nxjerrë naftë. Sipas qytetarëve, shpërthimet janë ato që kanë shkaktuar tërmetet e forta që kanë tmerruar qytetarët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit