Në këtë komunë qytetarët mund t`i blejnë drutë me çmim të lirë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.10.2022, 15:10

Qytetarë të cilët kanë nevojë të blejnë dru me çmime të lira e të kategorisë më të dobët do ta kenë këtë mundësi.

Kjo pasi Komuna e Ferizajt ka nisur një projekt për pastrimin e pyjeve në zonën malore të Jezercit dhe në disa zona të tjera.

Për një metër kub me dru të tillë, qytetarët do të paguajnë vetëm 18 euro të cilat faturohen në mënyrë të rregullt nga zyrtarët e pyllit, katërfish më lirë se në treg aktualisht.

Drejtori për Bujqësi dhe Pylltari në Komunën e Ferizajt, Burim Bajrami, ka thënë se ky projekt do të vazhdojë derisa të ketë interesim të qytetarëve për të blerë dru të dobëta dhe të holla.

“Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Ferizaj ka bërë kërkesë tek APK (Agjensioni Pyjor i Kosovës) që të mundësojë shfrytëzimin e mbeturinave të pyjeve ku përfshihen drunjtë e rrëzuar nga erërat e ndryshme, mbetjet nga prerjet ilegale të pyjeve, drutë e thata etj. Andaj, kemi hasur në mirëkuptim nga Agjencioni dhe menjëherë është rritur interesimi i qytetarëve për të blerë dru për ngrohje”, ka thënë Bajrami.

Sipas tij, Komuna është vazhdueshëm aktive së bashku me Policinë e Kosovës në Rajonin e Ferizajt në parandalimin e prerjeve ilegale të pyjeve duke zhvilluar aksione të vazhdueshme në këtë drejtim.

“Vlen të theksohet se qytetarët e Ferizajt deri në këto momente janë furnizuar me mbi 300 metër kub dru për ngrohje nga të gjitha terrenet apo rajonet pyjore brenda territorit të komunës sonë. Vërehen lëvizje më të shpeshta të mjeteve të transportit të druve në këtë kohë si rezultat i kësaj mundësie që ka ofruar Drejtoria për të mundësuar qytetarët të furnizohen me dru zjarri dhe njëkohësisht të pastrohen pyjet”, ka thënë Bajrami për Kohën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit