Kenado nuk ia donte gocën për nuse pasi thoshte se ishte ish-i i Renados, nga turpi Fiqiri Mjeshtri tronditi Klosin

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 13.10.2022, 13:32

Dje në Klos u regjistrua një masakër e vërtetë me 3 viktima dhe 2 të plagosur.

Fiqiri Mjeshtri vrau Kenado Shirën 17-vjeç dhe Liri Shirën 46-vjeç, babë e bir, plagosi Eglantin Hasulën 39-vjeç dhe Renado Hasulën 17-vjeç po babë e bir dhe më pas vrau veten.

Por si ndodhi ngjarja?

Mësohet se shkak ka qenë lidhja e dashurisë së Kenados 17-vjeç me vajzën 16 vjeçare të Fiqiriut.

Sipas vëllait të Fiqiriut, Besnik Mjeshtri, prindërit e vajzës dhe djalit kanë lënë të takohen bashkë në një lokal në qytetin e Klosit për të sqaruar ngjarjen.

Bëhet e ditur se Fatbardh Mjeshtri një ditë para ngjarjes është kontaktuar nga Ferit Shira për t’u takuar për lidhjen e dashurisë së adoleshentëve. Pas kësaj kanë lënë takim për të nesërmen. Në datën 12 tetor janë takuar Liri Shira, Kenado Shira, Besnik Mjeshtri, Fiqiri Mjeshtri, Fatmir Mjeshtri, Eglantin Hasula, Renado Hasula.

‘‘Një natë para se të ndodhë ngjarja kanë marrë kontakt nga Fatbardhi dhe Fiqeriu me prindërit e atyre dy djemve. I ka takuar kanë folur bashkë dhe e kanë lënë përfundimisht, kanë bërë debate por nuk kam qenë prezent, kanë qenë vëllezërit e mi. Jam edhe i tronditur e kanë lënë që të nesërmen mëngjes të takohen dhe ti vënë kapak kësaj pune... sepse na keni bërë gocën me fjalë, na keni kërcënuar gocën, nga keni nxjerrë gocën nudo dhe kanë bërë veprime të turpshme. Kam takuar vëllezërit, kemi shkuar të pimë kafe në 2 raste fatkeqësisë, kemi dalë në këmbë te Bashkia e vjetër dhe jemi nis në qytetin e Klosit, dhe aty më del mua Shira, Lir Shira. Jemi kushërinj të largët. Më tha “kam një muhabet”, i dhashë dorën, dhe më tha kam lënë që të pimë një kafe, i kanë kërkuar ato vëllait tim të pimë një kafe, u takua me mua, dhe pastaj e lamë për të pirë kafe, Ferit Shira kishte ardhur meqë e kishim të dy kushëri, vjen dhe Feriti, Liri/ Feriti na tha do bëhet më e mira dhe ia lamë atij në dorë, i thashë se ne na keni turpëruar. Nuk kemi ditur gjë, por e kemi marrë vesh vonë, se kishte 3-4 muaj apo 1 vit, rrugëzgjidhje është që gocën ta marrë Liri për djalë. Që të bëjmë miqësi, kur u ngritëm nga lokali shkuam duke ndrënë bukë, dhe në moment më merr një numër të panjohur dhe më merr Feriti, u futëm në një lokal. Nuk kishte as njerëz asgjë, u ulëm në tavolina jashtë, erdhi Liri, djali, Kenado dhe vëllai im, u pata thënë vëllezërve mos hajdeni në tavolinë, se do do mundohem unë që ta rregulloj unë muhabetin’- u shpreh Besnik Mjeshtri.

Për sqarim, sipas Besnikut, Eglantini dhe Liri janë baxhanakë, pra Kenado dhe Renado janë djem tezesh, ndërsa fisi Shira janë kushërinj të largët nga ana e nënës me vëllezërit Mjeshtri.

Kur janë takuar në lokal, Fiqir Mjeshtri u ka kërkuar baxhanakëve Shira dhe Hasula të heqin njollën e turpit tek vajza e tij e cila është shantazhuar nga dy djemtë, Kenado dhe Renado me foto nudo, ndërsa i ka kërkuar Kenados të marrë për nuse vajzën e tij pas një viti lidhje që kishin bashkë.

Në këtë moment dy djemtë, Kenado dhe Renado janë zënë me njëri tjetrin pasi Kenado pretendonte se vajzën e Fiqiriut e ka pas të dashur më parë Renado.

“Morën Egli Hasullën me djalë, u ulën në tavolinë, diskutuan dy 17-vjeçarët Renato me Kenadin, dhe diskutuan, kaq mesazhe i ke çuar ti, kaq unë, çuni i Lirit it ha çunit të Eglit, ‘a e mban mend ca më ke thënë mua’, kur kanë ikur gocat në plazh, ‘ka qenë parukeria bosh, ka qenë S*** vetëm dhe t’i ke shkuar dhe ke takuar S***, dhe u zunë, baba i gocës ishte aty, tha ‘ca u bë goca ime që paska bërë gjithë këto’, dhe refuzuan që të bëjnë mik, Fiqiri tha ‘ia vë unë kapakun’, nuk e dija që kishte armë me vete, ‘goca ime paska qenë e dalme komplet’. Unë mendova se do qëllonte me dorë, kishte pas pistoletën të mundshme, ka qenë duke na vrarë të gjithëve, unë thashë ‘ik se armë’, pastaj kam parë që Liri u shtri në karrige, Egli u cu dh era me kokë te një vazo lulesh dhe kam shkuar dhe të gjithë më kanë thënë ‘ik’, nuk isha për luftë”, tha Besnik Mjeshtri.

Kaq është dashur dhe Fiqiriu ka deklaruar “vajza ime qenka baxhello e Klosit” e më pas ka drejtuar armën drejt Kenado Shirës, Renado Hasulës, Liri Shirës dhe Eglantin Hasulës.

Pasi shkrepi armën drejt 4 personave Fiqiriu ia ka mbathur dhe më pas ka marrë në telefon vëllezërit e tij, Fatmirin dhe Besnikun, të cilëve iu ka lënë amanet fëmijët dhe më pas duke folur në telefon ia ka shkrepur armën vetes dhe krismat janë dëgjuar nga vëllezërit e Fiqiriut.

Si përfundim vjen policia dhe i thashë të vini, nuk kam punë as me polici as me gjë. Hajdeni u thash bëni kontroll ku të doni. Më thotë shefi Gëzim Murrani, aman lidhu me të. I thash ku je? I thash hajde dorëzohu se burgu mbarohet! Bëhu burrë e hajde këtu! Ishte i tronditur... Ka fol Gëzim Murrani me të, pastaj ma kaloi mua telefonin... E më thotë amanet kalamajtë të kesh amanet kalamajtë... I thash hajde se nuk do të lem në rrugë. Amanet edhe një herë fëmijët... Foli dhe me Fatmirin, ky filloi duke qarë. E vrau veten me tha Fatmiri... Kemi dëgjuar në telefon kur vrau veten. Pak para se të vriste i thotë ku je mor burrë, jam tek Livadhi i Sevbramit. Kur ka krisur arma e kanë gjetur aty të vdekur.’- u shpreh Besnik Mjeshtri.

Besnik Mjeshtri, Fatmir Mjeshtri, Fiqiri Mjeshtri

Kenado Shira dhe Liri Shira

Renado Hasula dhe Eglantin Hasula

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit