Besnik Mjeshtri: Fiqiriu pasi vrau babë e bir, na mori në telefon na la amanet fëmijët dhe ia shkrepi me armë vetes

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 13.10.2022, 12:55

Fiqiri Mjeshtri është autori i masakrës i cili vrau Kenado Shirën, të dashurin e vajzës së tij dhe babain e Kenados Liri Shirën, plagosi Renado dhe Eglantin Hasulën dhe më pas ia shkrepi plumbin vetes.

E gjithë ngjarja erdhi pasi Fiqiriu nuk pranonte turpin, pasi Kenado pas një viti lidhje me vajzën e Fiqiriut nuk pranonte ta merrte për nuse, pasi thoshte se në fillim ka pasur lidhje me Renado Hasulën, kushëriri i Kenados.

Ndërkohë Besnik Mjeshtri deklaron për mediat se pasi vrau Kenadon dhe Lirin, Fiqiri Mjeshtri ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe më pas ka telefonuar vëllezërit duke u lënë amanet fëmijët e duke vrarë më pas veten.

"Më thotë shefi Gëzim Murrani, aman lidhu me të. I thash ku je? I thash hajde dorëzohu se burgu mbarohet! Bëhu burrë e hajde këtu! Ishte i tronditur... Ka fol Gëzim Murrani me të, pastaj ma kaloi mua telefonin... E më thotë amanet kalamajtë të kesh amanet kalamajtë... I thash hajde se nuk do të lem në rrugë. Amanet edhe një herë fëmijët... Foli dhe me Fatmirin, ky filloi duke qarë. E vrau veten me tha Fatmiri... Kemi dëgjuar në telefon kur vrau veten. Pak para se të vriste i thotë ku je mor burrë, jam tek Livadhi i Sevbramit. Kur ka krisur arma e kanë gjetur aty të vdekur.’- u shpreh Besnik Mjeshtri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit