Ishin në tavolinë kur ndodhi masakra, policia liron dy vëllezërit e Fiqiri Mjeshtrit

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 13.10.2022, 10:26

Policia ka liruar këtë paradite nga burgu dy vëllezërit e Fiqiri Mjeshtrit, autorit të masakrës në Klos me bilanc dy të vrarë dhe dy të plagosur, teksa edhe ai u vetëvra pak minuta pas ngjarjes, rreth 900 metra nga banesa e tij.

Bashkë me Fiqiriun, në tavolinë në momentin e masakrës ishin të pranishëm dhe Besnik dhe Fatbardh Mjeshtri, të cilët janë shoqëruar menjëherë në polici, për veprime të mëtejshme nga ana e policisë, me motivin se nuk kishin vepruar për të ndalur konfliktin.

Ditën e sotme, pas marrjes në pyetje dhe sqarimit të hollësishëm të rrethanave të ngjarjes, policia ka vendosur t’i lirojë dy vëllezërit e Fiqiri Mjeshtrit.

17-vjeçari Kenad Shira, bashkë me Renato Hasulën i shkruanin dhe ngacmonin vajzën 16-vjeçare të Fiqiri Mjeshtrit në rrjetin social “Instagram”. Më ta marrë vesh, Mjeshtri bashkë me vëllezërit e tij shkuan të sqaroheshin në lokal me Renaton dhe babain e tij, Eglantin Hasulën. Kenadi dhe Renato ishin kushërinj të parë, djem tezesh.

Në tavolinë ishin edhe viktimat Ilir dhe Kenad Shira. Fiqiri Mjeshtri gjatë bisedës i ka kërkuar Kenados të martohej me vajzën e tij, por ka marrë si përgjigje refuzimin kategorik, bashkë me ofendime për të bijën.

Si përgjigje, Fiqiri Mjeshtri ka goditur me armë zjarri drejt të katërtëve, duke lënë të vdekur në vend Kenad Shirën. Ilir Shira mbeti i plagosur rëndë dhe ndërroi jetë në spital, ndërsaRenato dhe Eglantin Hasula u plagosën dhe kanë kaluar rrezikun për jetën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit