Po i vendoste unazën të dashurës, ariu i egër ndërpret propozimin për martesë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.10.2022, 00:01

Një ari gjigant ka ndëprerë propozimin për martesë të një çifti në Meksikë. Propozimi romantik u ndërpre kur një ari i zi i egër doli papritur në një tarracë në Parkun Ekologjik Chipinque në shtetin verilindor të Meksikës të Nuevo León.

Ricardo Morales ishte gati të vendoste unazën në gishtin e të dashurës së tij kur ariu i madh doli papritmas në tarracë dhe dhe vazhdoi të ecte ngadalë pranë dyshemesë së mbuluar me trëndafila dhe shkronjat "martohu me mua".

Çifti qëndroi i qetë dhe nuk dukej nervoz ndërsa ariu i zi endej para tyre përpara se të ngjitej mbi një mur dhe të shkonte në një kopsht

Para se të kalonte ariu, ne dëgjuam kopshtarët dhe njerëzit nga hoteli, nga restoranti, ata na thanë të mos kini frikë. Ne pamë një hije të zezë që po na afrohej më shumë.

Çifti i habitur, i cili ka 14 muaj lidhje dhe do të martohen në pranverën e vitit 2023 panë pastaj ariun po ecte pranë tyre. Ariu nuk bëri zhurmë dhe nuk kërcënoi asnjë nga klientët e tjerë të restorantit. Ariu u ngjit mbi një mur dhe pastaj u zhduk.

Ricardo i tha DailyMail.com se ai ishte gati të vendoste unazën e fejesës në gishtin e Cecilias, kur ata vunë re hijen e ariut dhe iu tha nga stafi i restorantit të hotelit që të ruanin qetësinë.

Videoja virale, e cila u postua në llogarinë e Morales në Facebook ka mbledhur shumë komente dhe urime për çiftin dhe "dëshmitarin"e tyre të pazakontë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit