Prindërit u takuan për t’u sqaruar por plasi grushti e krisi arma, mësuesit në Klos në dijeni të konfliktit mes fiseve

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.10.2022, 22:51

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi Klosin dhe gjithë vendin ditën e sotme. Vajza e Fiqiri Mjeshtrit ka deklaruar në polici se 17-vjeçari Kenado Shira që mbeti i vrarë dhe 14-vjeçari Renaldo Hasula e shantazhonin me foto dhe video në "Instagram".

Edhe pse babai i vajzës iu ka kërkuar djemve që t'i japin fund kësaj gjëje ato kanë vazhduar sërish. Në këto kushte, Fiqiri Mjeshtri ka njoftuar prindërit e dy adoleshentëve që ta sqaronte situatën me ta. Ata kanë vendosur të takohen në një lokal të qytetit dhe sherri ka nisur sapo janë takuar dhe djemtë kanë dalë nga shkolla.

Fiqiriu ka filluar të konfliktohet me grushte dhe pastaj ka nxjerrë armën TT dhe ka qëlluar ndaj 4 personave, duke vrarë babë e bir, Ilir Shira 46 vjeç dhe Kenado Shira, 17 vjeç. Ndërsa plumbat kanë kapur dhe plagosur Eglantin Hasulën 39 vjeç dhe të birin Renaldo 14 vjeç.

Mësohet se në dijeni të konfliktit mes familjeve kanë qenë dhe mësues të gjimnazit në Klos.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit