Dimal/ Dy vëllezërit morën peng kushëririn e tyre, 15-vjeçari e dinte ku i mbanin lekët dhe ua vodhi

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.10.2022, 18:45

Një 15-vjeçar është marrë peng ditën e sotme në fshatin Drenovicë në Dimal. Ka qenë një banor i zonës, ai që ka parë dy persona duke futur me dhunë në makinë 15-vjeçarin.

Fatjon Hoxha 33 vjeç dhe A.Hoxha, 30 vjeç janë arrestuar pasi policia i ka gjetur në anë të një rruge dytësore, rreth 10 km larg fshatin Drenovicë duke dhunuar 15-vjeçarin. Dy pengmarrësit dhe 15-vjeçari janë kushërinj me njëri-tjetrin. Dy vëllezërit Hoxha kanë marrë peng kushëririn e tyre pasi dy ditë më parë ai iu kishte hyrë në banesë dhe u kishte vjedhur një shumë të konsiderueshme parash.

15-vjeçari duke ditur se ishte i afërm i dy vëllezërve e dinte se ku i mbanin paratë dhe një natë kishte hyrë fshehurazi brenda shtëpisë, kishte marrë marrë paratë dhe ishte larguar me vrap. Një banor i zonës e kishte parë 15-vjeçarin dhe kishte njoftuar dy vëllezërit Hoxha. Këta të fundit nuk bënë denoncim në polici në lidhje me vjedhjen por preferuan të bëjnë vetëgjyqësi.

Pasi e kanë kërkuar për dy ditë me radhë, vëllezërit e kanë gjetur, e kanë marrë peng dhe dhunuar. 15-vjeçari njihej si hajdut në zonën ku banonte pasi edhe më parë kishte kryer vjedhje të tjera.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Stacionin e Policisë Dimal, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve F. H., 33 vjeç dhe A. H., 30 vjeç (vëllezër), banues në Drenovicë, Dimal. Arrestimi i tyre u bë pasi, në fshatin Drenovicë, Dimal, kanë marrë me forcë dhe me vetëgjyqësi, në automjetin e tyre, një 15-vjeçar, sepse dyshonin se kishte vjedhur një shumë parash, në banesën e tyre, në datën 10.10.2022. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit