Shnajder i thur elozhe shqiptarit të Interit: Kënaqësi të jem idhulli i tij

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 12.10.2022, 14:53

Kristjan Asllani po luan si titullar me Interin në ndeshjet e fundit dhe po zhvillon performanca të shkëlqyera. Sot, zikaltërit do ndeshjen me Barcelonën në "Camp Nou", ndeshje e vlefshme për Champions League dhe shqiptari shihet sërish si titullar nga Inzagi.

Për këtë sfidë ka folur ish-mesfushori zikaltër, Uesli Shnajder, i cili thekson në intervistën e tij për “La Gazzetta dello Sport”, se ish-skuadra e tij i ka të gjitha mundësitë për të dalë sa më mirë nga kjo përballje.

Gjithashtu ai u ndal edhe te mesfushori Asllani. Legjenda holandeze e cilësoi 20-vjeçarin si një mesfushor vërtet të talentuar dhe se është një goditje e madhe për të ardhmen e Interit.

Shnajder tha:

Unë, idhulli i Asllanit? Nuk di çfarë të them, është një kënaqësi e madhe! E kam ndjekur nga afër dhe është vërtet një lojtar i talentuar. Mendoj se Interi ka bërë një goditje të madhe për të ardhmen me të.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit