Konflikti mes fiseve solli tragjedi në Klos/ Viktima është Kenado Shira, autori Fiqiri Mjeshtri shpallet në kërkim

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 12.10.2022, 14:45

Sot në Klos u regjistrua një ngjarje tragjike me një viktimë dhe tre të plagosur, babai i viktimës dhe një i afërm i të ndjerit.

Si pasojë e konfliktit mes dy fiseve Hasula dhe Mjeshtri, mbeti i vdekur Kenado Shira vetëm 17 vjeç dhe i plagosur babai i tij Liri Shira dhe dy të plagosur me mbiemrin Hasula.

I mituri ka qenë bashkë me të atin në një lokal dhe persona të tjerë të fisit Hasula, kur janë përballur me pjesëtarë të fisit Mjeshtri.

Të plagosurit janë nisur me urgjencë në spital ku i ati i të ndjerit mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore, teksa në kërkim si autor i tragjedisë është shpallur Fiqiri Mjeshtri.

Ngjarja ndodhi pak pas orës 14:30 të ditës së sotme.

Viktima e shtrirë në tokë

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit