Katër punonjës të një çerdheje në Misisipi në SHBA, janë pushuar nga puna për shkak të veprimeve frikësuese ndaj fëmijëve, të bëra virale prej ditësh në rrjetet sociale.
Në videot e filmuara nga një anëtar i stafit, në Lil Blessings, një qendër e kujdesit ditor në Hamilton, në Misisipin verilindor, duket një vajzë e cila ka vendosur një maskë të frikshme dhe frikëson fëmijët, të cilët nuk ndalojnë të qarat dhe duken dukshëm të tmerruar.
Daycare workers at Lil’ Blessings Child Care in Hamilton, Mississippi thought it would be a great idea to scare the bejesus out of the kids using a 'Scream' mask.
The video is currently being investigated for possible criminal referrals and four employees have been fired. 😱😡 pic.twitter.com/Dptq1vpH8H
— StrictlyChristo🇺🇦🌻 (@christoq) October 6, 2022
Prindërit kanë shprehur zemërim të madh ndaj këtyre veprimeve të çerdhes dhe kërcënojnë me padi penale për këtë shkelje të besimit që këta punonjës kanë bërë ndaj tyre.
Departamenti i Shëndetit i Shtetit të Misisipit dhe Zyra e Sherifit të Qarkut Monroe po hetojnë këtë çështje. Masa e parë e ndërmarrë është pushimi nga puna i katër punëtorëve të çerdhes Lil’ Blessings nga pronarja Sheila Sanders, e cila u përball me ankesa pafund.
Daycare workers at Lil’ Blessings Child Care in Hamilton, Mississippi thought it would be a great idea to scare the bejesus out of the kids using a 'Scream' mask.
The video is currently being investigated for possible criminal referrals and four employees have been fired. 😱😡 pic.twitter.com/Dptq1vpH8H
— StrictlyChristo🇺🇦🌻 (@christoq) October 6, 2022
Kjo çerdhe është hapur para thuajse dy dekadash. Sipas raportimeve, pronarja mësoi për këto video vetëm të mërkurën, por të paktën njëra prej këtyre videove u filmua në shtator. “Njerëzit që i bënë këto akte nuk janë më me ne. Ata u pushuan nga puna”, tha Sanders.
Njëra nga punonjëset e çerdhes që mund të shihet në video me maskë, postoi gjithashtu një video 19-minutëshe, ku kërkoi falje.