LSM: Dalja nga kriza jo në kurriz të punëtorëve

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.10.2022, 13:11

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) reagon ndaj deklaratave të fundit të kryeministrit Dimitar Kovaçevski për shkurtimin e pagave dhe liderit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski për anulimin e ditës së dielë jopune.

“Qeveria, e cila po përjeton një grevë të përgjithshme në sektorin publik që është ende në vazhdim, ku nuk ka rritur pagat, tani planifikon masa shtrënguese dhe uljen e pagave të punëtorëve, përballë inflacionit 18.7 për qind dhe rritjes së çmimeve deri në 100 për qind të produkte ushqimore bazë dhe në këtë mënyrë varfëron më tej qytetarët dhe punëtorët e saj për 10 për qind shtesë”, thuhet në kumtesën e LSM-së.

Sipas Sindikatës, partia në pushtet LSDM, gjegjësisht Qeveria nuk ua ka rritur pagat punëtorëve, ndërsa partia opozitare OBRM-PDUKM i ka rritur ato në nivel lokal, diçka që e kanë bërë edhe të tjerë “kryetarë komunash të ndërgjegjshëm dhe parti tjera politike atje ku kanë funksionarë”.

“Në anën tjetër, opozita vepron më fuqishëm se Qeveria dhe kryetari i OBRM-PDUKM-së, Mickoski, si një nga masat kryesore për tejkalimin e krizës energjetike, propozon që e diela të hiqet si ditë jopune dhe që punëtorët të punojnë të dielave për shkak se ka pasur teprica të energjisë elektrike dhe punëdhënësit të zgjedhin një ditë tjetër të javës për pushim javor”, citohet në kumtesë.

Sipas LSM-së, është e palejueshme që mënyrat kryesore të daljes nga çdo krizë të jenë në kurrizin e punëtorëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit