Babai i turistes 29-vjeçare që vdiq në Sarandë vjen në Shqipëri: Dua drejtësi për bijën time!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12.10.2022, 10:34

Një baba i pikëlluar po planifikon të vijë në Shqipëri teksa kërkon përgjigje për vdekjen tragjike të vajzës së tij.

Bota e George Gannon u copëtua kur iu dha lajmi shkatërrues se vajza e tij Rebecca, 29 vjeç, kishte vdekur në një tragjedi zhytjeje teksa ndodhej këtë verë në Shqipëri në Jug të vendit me të dashurin e saj.

Beccie, me sa duket kishte vënë re se diçka nuk shkonte me pajisjen e saj të zhytjes dhe kërkoi që të ndërrohej përpara se të hynte në ujë, raportojnë mediat britanike për vdekjen e tursistes angleze që humbi jetën tragjikisht në Shqipëri këtë verë.

George tha se ai e kuptonte që ajo dhe i dashuri, Robert, u zhytën por brenda pesë minutash e bija u panikos duke kërkuar ndihmë'. Një ekspert thuhet se kishte hyrë brenda për të shpëtuar Beccie, por ajo u zhyt përsëri.

Certifikata e vdekjes së Beccie thotë se ajo ishte 'mbytur', por familja e saj po kërkon përgjigje se si erdhi vdekja e saj tragjike dhe nuk do të ndalet. Trupi i saj u dërgua nga Shqipëria në Stone më 27 shtator.

Familja tani po përballet me kosto të majme dhe po mbledh fonde për George pasi ai po planifikon të shkojë në Shqipëri së shpejti pas funeralit të vajzës së tij të enjten.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit