Shqiptari përfundon në burg për një rrogë të prapambetur

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.10.2022, 21:35

Një rrogë e prapambetur, disa gota alkool dhe grushta ndaj ish-pronarit kanë çuar në pranga një shqiptar në Itali. Sipas mediave italiane, 31-vjeçari shqiptar është arrestuar për dhunë fizike ndaj ish-punëdhënësit dhe rezistencë ndaj policëve.

Shqiptari pasi ka pirë disa gota alkool ka shkuar në kompaninë e ndërtimit për të cilën kishte punuar më parë në zonën industriale të Bressanone dhe i ka kërkuar ish-pronarit një rrogë të prapambetur. Por kur ai nuk ka pranuar këtë kërkesë të tij, shqiptari e ka sulmuar me grushta dhe shkelma. Sapo policia është njoftuar në lidhje me këtë ngjarje ka mbërritur në kompaninë e ndërtimit. Aty ata janë përballur me rezistencën e shqiptari i cili ka nisur të shajë edhe kundër tyre, duke i kërcënuar me vdekje.

Shqiptari u arrestua dhe u dërgua në burgun e Bolzanos. Pasi pranoi akuzat, shqiptari iu zëvendësua masa e arrestit me burg me arrest shtëpie në provincën e Trevisos, ku banon ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit