Pushime vere në mes Tetori/ Bledi Çuçi ble një shezlong 100 Mijë Lekë për në Kavalishencë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 11.10.2022, 20:02

Çmenduritë e shpërdorimit të taksave të qytetarëve janë të llojeve nga më të ndryshmet nga ana e institucioneve shtetërore. Një rast i fundit është ekzekutuar nga Shtëpia e Pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes në Durrës.

Ky institucion parimisht ka hapur në mes të muajit tetor ku sezoni veror është i shkuar dhe shirat kanë pushtuar vendin, një tender me vlerë gati 20 Milionë Lekë të vjetra pa TVSH për blerje shezlongësh.

Tenderi i shpallur dje dhe i mbyllur po dje, ka si objekt “blerje shezlongësh” për shtëpinë e pushimit të zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme.

Bëhet fjalë për 174 shezlongë me dyshekë me specifika borëgjeze. Në përshkrimin e produktit shkruhet se materiali i shezlongëve duhet të jetë dru ahu i stazhionuar, ngjyrë kafe e errët me gjatësi 190 cm dhe gjerësi 60 cm.

Përsa i përket dyshekëve duhet të jenë material dok i gomuar ngjyrë bezhë.

Nëse do të pjesëtonim Fondin Limit me numrin e shezlongëve të kërkuar, ku përfshihen edhe dyshekët, çmimi i një shezlongu me specifikat e kërkuara nga Shtëpia e Pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes është mbi 100 Mijë Lekë.

Në këtë artikull mund t’ju lindin shumë pyetje, por ajo që është e qartë për shumicën tashmë, është se të jesh pjesë e qeverisë ka prioritetet e veta që mundësohen nga taksat tuaja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit