Gjyshi hajdut ‘godet’ sërish/ Qytetari e denoncon: Më mori 1 milion e gjysëm!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 11.10.2022, 18:44

Gjyshi hajdut, është personazhi, të cilin, të gjithë hajdutët në Tiranë, mund ta shpallin kryetarin e tyre dhe jo vetëm se vjedh në shumë vende, por i shpëton edhe policisë.

Së fundmi, ai është kapur në disa pamje të tjera filmike dhe një qytetar e akuzon se i ka vjedhur 1 milion e gjysëm lekë.

Ngjarja ka ndodhur në Durrës dhe sipas denoncuesit vetëm ai është futur në ambientin ku kishte lekët.

Nuk është hera e parë, që gjyshi hajdut bëhet viral me të tilla pamje.

Denoncimi:

Pershendetje joq kam par nje vidio qe keni nxjërr nje plak para 6 ditesh qe ka vjedhur portofolin ne kamez ne nje dyqan . Desha ta dij nese eshte i njejti me kte vidion qe do te dergoi sepse me ka vjedhur edhe mua ne durres 1miljon e 500 mij lek e kam edhe vidion kur futet me avash edhe del me vrap nese eshte e mundur mund te ja u dergoi ta shpallni nese nuk vjen per te sjell leket do e denonzoj ne polici. Shum faleminderi se e di qe juve ju degjohet zeri kudo.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit