E bujshme/ Mbappe kërkon largimin nga PSG-ja që në janar

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 11.10.2022, 17:08

Një lajm 'bombë' vjen nga Franca: Kylian Mbappe dëshiron të largohet nga Paris Saint-Germain sa më shpejt të jetë e mundur nëse gjërat nuk ndryshojnë. Madje ai ka kërkuar largimin që në janar.

Gjithsesi, Paris Saint-Germain nuk ka ndërmend ta lejojë Mbappenë të largohet në janar, pasi ata ndjejnë se ai thjesht po bën presion mbi klubin.

Kylian nuk është i kënaqur me situatën aktuale pasi nënshkroi kontratën e re me PSG vetëm pesë muaj më parë. Ardhja e Messit ka zbehur disi shkëlqimin e tij dhe ka ftohur marrëdhënien me neymar.

Gjithsesi, situata nuk është aspak e thjeshtë. Madje ka shumë pika për të diskutuar brenda pasi te PSG-ja janë shumë e qartë në pozicionin e tyre: nuk kanë ndërmend të shesë yllin francez. Të shohim si do rrjedhin ngjarjet deri në janar...

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit