Pronarët e hoteleve i kërkojnë qeverisë t’i heqë dispozitat e UNESCO-s

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.10.2022, 17:08

Në kohën kur shteti mburret se i ka thjeshtuar kushtet për vendosjen e fotovoltaikëve, hotelierët nga Ohri dhe Struga ankohen se kanë vështirësi për të investuar në investime të tilla, me të cilat do të kursenin në faturat e energjisë elektrike, shkruan Alsat.

Ata që ndodhen në bregun e liqenit të Ohrit, pra më pak se 50 metra larg tij, nuk mund të marrin leje ndërtimi për vendosjen e paneleve fotovoltaike.

“Fjala është për objekte që kanë fletëpronësi, të cilat janë ndërtuar 50 vite më parë. Nëse janë ndërtuar atëherë, ato kanë fletëpronësi. Çdo të thotë kjo? Do të thotë nëse i prishet çatia dhe kërkon leje ndërtimi ta rinovojë çatinë, ai nuk mund ta marrë, sepse është 50 metra larg liqenit. Këto opsione duhet të merren parasysh dhe ato duhet të zgjidhen në vijim”, tha Kërste Blazheski-Kryetar i HOTAM.

“Edhe unë përballem me atë problem. Është përgatitur një projekt, i cili është dorëzuar në komunën e Ohrit, tani më duhet ta ndryshoj projektin, të jem 50 metra larg liqenit, paneli i parë është larg, duhet edhe atë ta ndryshoj atë, për të marrë leje ndërtimi, për montimin e paneleve. Kjo për mua është absurde, sepse nëse pikon çatia nuk guxon ta rregullosh duhet ta lësh të rrjedhë. Ne ndryshojmë vetëm ngjyrën e çatisë, nuk ndërtojmë themele apo objekte. Sepse nuk ishte 50 metra, por 47 metra te unë, sipas disa matjeve të tyre”, u shpreh për Alasat Pero Kutanoski, Menaxher Hoteli.

Ata i bëjnë thirrje Qeverisë që të heqë këto dispozita kontroverse, në përputhje me rekomandimet e UNESCO-s.

“Nga Qeveria thanë se do të bëjnë disa ndryshime në ato ligje dhe nuk i bënë, dhe ky është një minus i madh që nuk e bënë, sepse çdo minutë që pret ndikon në ekonomi dhe indirekt ndikon në vetë qeverinë. Kjo është arsyeja pse ne nënkuptojmë mbylljen dhe vendosjen e një çelësi në derë. Fillimisht bëhet projekt dhe projekti dorëzohet në komunë. Dhe komuna jep përgjigje, ju jeni më afër se 50 metra, nuk mund t’ju japim lejen për vendosjen e fotovoltaikëve”, theksoi Kërste Blazheski-Kryetar i HOTAM.

Sipas HOTAM-it, shumë hotele që ndodhen në bregun e liqenit përballen me këtë problem.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit