Për pasaportë bullgare jo vetëm maqedonasit, edhe turqët paguajnë shtrenjtë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.10.2022, 09:51

1409 maqedonas morën pasaportë bullgare këtë vit. Lëshimi i pasaportave bullgare për qytetarët e Maqedonisë së Veriut është në rënie, por shumë turq po kërkojnë shtetësinë bullgare, raportoi BTV.

Sipas mediave, rregullat më të rrepta kanë bërë të vetën. Në vitin 2020 më shumë se 9100 shtetas të Maqedonisë kanë marrë pasaporta bullgare.

Ndryshimet në ligj, të miratuara vitin e kaluar, tashmë e bëjnë më të lehtë për shtetasit turq marrjen e një pasaporte bullgare. Nga 697 turq që aplikuan për pasaportë bullgare në vitin 2020, në vitin 2022 tashmë ka një rritje dhe janë mbi 2100. Një banor i qytetit turk të Bursës thotë se sipas vlerësimeve të tij, ndoshta 300 mijë persona kanë shtetësi të dyfishtë.

Ndryshe, për marrjen e pasaportës çmimet kanë shkuar deri në 10 mijë euro. Bullgaria gjatë gjithë kohës i referohet numrit prej 120.000 bullgarësh në Maqedoni, pra maqedonas që posedojnë pasaporta bullgare, edhe pse numri nga regjistrimi tregon një numër shumë më të vogël të bullgarëve në vend.

Ndryshe, mediat bullgare raportojnë se numri i maqedonasve, serbëve dhe moldavëve që kërkojnë pasaporta bullgare është në rënie. Situata nuk është si e kaluara.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit