Koreja e Veriut: Raketat balistike ishin provë e asaj që mund të bëjmë me bomba bërthamore ndaj Koresë së Jugut

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 11.10.2022, 08:20

Disa raketa balistike u lëshuan dje nga Koreja e veriut.

Tashmë kjo e fundit e ka pranuar duke thënë se raketat ishin provë e asaj që mund të bëjnë me bomba bërthamore ndaj Koresë së Jugut.

Këtë e ka bërë të ditur media shtetërore e Koresë së Veriut e cila ka thyer heshtjen e saj mbi valën e fundit të testeve të raketave të vendit.

Media pretendon se raketat ishin pjesë e një serie procedurash të simuluara që synojnë të demonstrojnë gatishmërinë e saj për të gjuajtur koka bërthamore taktike në objektivat e mundshëm në Korenë e Jugut.

Regjimi Kim ka testuar raketa balistike shtatë herë që nga 25 shtatori, më i fundit nga 25 ngjarjet e lëshimit të raketave balistike dhe të lundrimit këtë vit, sipas një numërimi të CNN, duke rritur tensionet në nivelin më të lartë që nga viti 2017.

Duke cituar liderin Kim Jong Un, i cili mbikëqyri stërvitjet, Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve (KCNA) tha se testet, të cilat përkonin me stërvitjet ushtarake të afërta midis Shteteve të Bashkuara, Koresë së Jugut dhe Japonisë, treguan se Pheniani ishte gati për t’iu përgjigjur kushteve rajonale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit