Kompania i detyrohet 73.000 $ ish-punonjësit, e hoqën nga puna se s’mbajti hapur kamerën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.10.2022, 00:01

Një kompani në Florida i detyrohet një punonjësi 73,000 dollarë pasi e pushuan nga puna kur ai refuzoi të mbante hapur kamerën gjatë një trajnimi virtual.

Punonjësi punonte në distancë nga Holanda për Chetu, një kompani softuerike amerikane. Më 23 gusht, kompania i tha atij se do t'i duhej të mbante kamerën e tij të ndezur gjatë gjithë ditës për një program trajnimi virtual. Por punonjësi i tha kompanisë se nuk "ndihej rehat duke u monitoruar për 9 orë në ditë nga një kamera". Sipas tij ky është një cënim i privatësisë dhe nuk ndihej rehat me këtë fakt.

Ky është një cënim i privatësisë sime dhe më bën të ndihem shumë në siklet. Kjo është arsyeja pse kamera ime nuk është e ndezur.

Tre ditë më vonë, më 26 gusht, punonjësi u pushua nga puna për "refuzim për të punuar" dhe "mosbindje". Punonjësi i pushuar e çoi kompaninë në gjykatën e Holandës dhe deklaroi se kërkesa e tyre që ai të mbante kamerën e tij hapur ishte një shkelje e të drejtave të tij të privatësisë.

Në vendimin e saj gjykata tha se shkarkimi ishte "jo ligjërisht i vlefshëm".

Punëdhënësi nuk i ka bërë të qarta sa duhet arsyet e pushimit nga puna. Për më tepër, nuk ka pasur asnjë provë për refuzim për të punuar, as nuk ka pasur ndonjë udhëzim të arsyeshëm. Të detyrosh një punonjës të lërë të ndezur kamerën është kundër të drejtës së punonjësit për respektimin e jetës private.

Gjykata iu referua një vendimi të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në një çështje të vitit 2017 "që mbikëqyrja me video e një punonjësi në vendin e punës, qoftë e fshehtë apo jo, duhet të konsiderohet si një ndërhyrje e konsiderueshme në jetën private të punonjësit".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit