Brilant Martinaj, kushëriri i Ervis Martinaj u ekzekutua më 17 korrik në mbikalimin e Fushë-Krujës bashkë me miqtë e tij Besmir Hoxha dhe Dikler Vata.
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar mbrëmjen e sotme se Martinaj ka qenë edhe në varrimin e kushëririt të tij. Sipas saj Martinaj i ka humbur gjurmët përpara syve të Gardës së Republikës.
Ervis Martinaj nuk ishte një personazh dosido i botës së krimit. Është shoqëruar nga punonjës të Forcës së Posaçme Operacionale. Vinte nga bota e krimit dhe kishte mbështetjen e vetë strukturave shtetërore. Në të gjithë botën ne kemi bosë të mafies italiane, që kanë jetuar edhe mbi 40 vite në arrati.
Nuk besoj që atje eskortoheshin në ditën për diell nga forcat e posaçme dhe nuk besoj që gjurmët e një personazhi humbisnin kur dilte nga hyrja e një pallati ku banonte dhe Prokurori i Përgjithshëm i vendit. Sepse Ervis Martinaj i ka humbur gjurmët përpara syve të Gardës së Republikës.
Këto e bëjnë shqetësuese sepse mund të ndodhë që të jesh në arrati dhe të gjejnë kundërshtarët. U vra Ervin Dalipaj, kërkohej nga policia e shtetit. E vranë kundërshtarët në autostradë. Por të eskortohesh nga forcat operacionale, të shkosh në ditën për diell edhe në funeralin e kushëririt.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
Qytetari nga Tirana
Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
Vajza nga Shkodra
Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
I moshuari invalid
I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
I riu guximtar
I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
Djali i pastrehë
Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
Dy vajza zemërgjera
Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.