Grupi i hakerave iranianë “Homeland Justice” s’dinë të ndalen. Mbrëmjen e sotme ata kanë njoftuar në Telegram se kanë në duar të dhënat sekrete të Policisë së Shtetit “Deep Sea”. Këtu gjenden informacione për 100 mijë individë të ndryshëm që janë pjesë e këtij sistemi.
Kjo databazë e cila ka të dhëna për çdo person me histori kriminale dhe kontakte aktuale të tyre shitet për 0.5 Bitcoin ose konvertuar në para rreth 10.000 €.
Njoftimi i shpërndarë nga hakerat
Kutia e Pandorës është hapur.
Qeveria arrogante vazhdon të mohojë në mënyrë të dëshpëruar të vërtetën.
“Deep Sea” përfshin të gjitha informacionet e mundshme për çdo person me ndonjë histori kriminale. Ai përfshin informacione të hollësishme të historisë, vendndodhjen dhe kontaktet aktuale të njohura, raporte të detajuara të bëra nga agjentët e policisë, gjithashtu informacione të këtyre agjentëve të policisë.
Rreth 100,000 emra janë në këtë sistem, të dhënat e pasaportës dhe informacionet e udhëtimit janë bashkangjitur gjithashtu.
Përmban më shumë se 20 baza të të dhënave të vogla brenda
Kontaktoni @HomelandJustice për të blerë
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
Qytetari nga Tirana
Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
Vajza nga Shkodra
Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
I moshuari invalid
I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
I riu guximtar
I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
Djali i pastrehë
Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
Dy vajza zemërgjera
Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.