Ministrit Niko “i zë truri lesh”, harxhon 800 milionë për festa me vajza hostess

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 10.10.2022, 21:35

Ministri ynë i Mbrojtjes, z. Niko Peleshi duket se e ka të qartë në mendjen e tij strategjinë e mbrojtjes së vendit. Madje aq mirë i ka bërë punët me ushtrinë saqë tashmë nuk ka nevojë për asgjë më shumë sesa të fillojmë të festojmë. Por ku ka festa më të bukura sesa ato ku janë edhe vajzat hostess me uniformë? Këtë si duket ka menduar zoti ministër i cili planifikon të shpenzojë mbi 800 milionë lekë nga buxheti i shtetit për aktivitete artistike.

Të krijohet përshypja se Shqipëria tashmë është ushtria më e fuqishme në botë dhe askush nuk mund ta dëmtojë. Prandaj gjithë këto para kemi luksin për t’i bërë rrush e kumbulla, pasi si duket nuk na nevojë për asnjë modernizim të ushtrisë. Duket se gjithë hallet e tjera janë zgjidhur, që nga kushtet e vendqëndrimit të ushtarëve, ushqimi, uniforma e deri tek pagesat e tyre. Për këtë është organizuar një tender që mban numrin e referencës REF-44681-10-06-2022.

Objekti i tij është “Shërbimet e nevojshme për realizimin e aktiviteteve artistike, sportive si dhe aktiviteteve me tematika të ndryshme që organizohen nga strukturat e varësisë së Ministrisë së Mbrojtjes dhe SHPFA”. Fondi limit ëhstë parashikuar 68,657,800 lekë të reja pa TVSH ose mbi 800 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Nëse shfletojmë dokumentat dalin përpara abuzime të papara. Shikohet përshembull se nevojiten 8 vajza hostess me uniformë për të pritur të ftuarit që ata të mos ngatërrohen e të ulen në tavolinën që nuk duhet.

Nevojiten 50 tavolina e 50 karrige, por ama duhen edhe 700 tapete e mokete. Kërkohen 15 shërbime fotografike dhe 20 shërbime me video me kohëzgjatje vetëm 3 orë/aktivitet. Duhen 20 shërbime me kamera dhe dron për 3 orë filmime etj, etj.

Një tjetër fakt i dyshimtë janë edhe pajisjet audio. Shikohet se nevojiten 25 bokse për muzikë, 25 bokse për fjalim, 25 bokse pasiv me mundesi per tu varur e kështu me rradhë. Lista është shumë e gjatë e nuk kuptohet përse nëvojiten aq shumë pajisje audio të cilat kryejnë të njëjtin funksion. Ndoshta siç thamë tashmë priotitetet e mbrojtjes kanë ndryshuar dhe në vend të parë janë festat me vajza hostess.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit