Nusja rreh vjehrrën 61-vjeçare: E moshuara humb shpretkën, në gjendje kritike te Trauma

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.10.2022, 21:19

Një 61-vjeçare nga Berati ka përfunduar në spitalin e Traumës në Tiranë pasi është dhunuar nga nusja e saj. Mariana Çinari ka treguar për mediat se nusja e saj Elena Çinari ushtron dhunë ndaj saj prej 3-4 vitesh.

E moshuara ndodhet te Trauma pasi nga rasti i fundit i dhunës prej nuses asaj i janë dëmtuar rëndë organet e brendshme dhe ka nevojë për gjak.

Prej 3-4 vitesh jam dhunuar nga nusja e djalit. Kam marrë urdhër mbrojtje në gjykatë por më rrahu sërish.

Familjarët e të moshuarës në fshatin Dimal kanë treguar se më 6 tetor, 25-vjeçarja Elena Çinari ka dhunuar barbarisht me sende të forta vjehrrën e saj 61-vjeçaren. Si pasojë e dhunës të ushtruar, 61-veçarja pësoi hemorragji të brendshme dhe mjekët i kanë hequr shpretkën. Asaj i është dëmtuar rëndë pankreasi dhe organet e tjera, si stomak, mushkëri dhe mëlçi.

Jam Mariana Cinari e dhunuar nga nusja e djalit prej 3-4 vitesh Elena Çinari. Kam vajtur në procese gjyqësore me të, kam marrë urdhër mbrojtjeje. Kam vajtur sërish pas urdhrit të dytë të mbrojtjes, por bëri sërish sherr me mua dhe më rrahu, më shahu dhe më thanë s'kemi çfarë të të bëjmë më, drejtoju Prokuorisë. Tani jam në këtë gjendje kritike për jetën time. Unë dua ta marrë dënimin Policia e Beratit, pse nuk mu gjend pranë. Kam marrë vëllain në telefon që më çoi në Berat dhe nga Berati këtu në Tiranë dhe prap nuk dihet jeta ime. Mua më duhen miliona lekë për të blerë gjak, por ku t'i gjej. Unë jam një familje fukarai, s'jam e pasur. Nusja në punë, unë rri spitaleve të Tiranës. Nusen unë e dua në burg dhe të marrë masat shteti dhe policia që nuk di të sillet me qytetarët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit