Mania e pushtetarëve dhe oligarkëve që ata kanë nga pas për të mbaruar punët sa më shpejt e duke shpenzuar sa më pak ka edhe pasoja.
Mungesa e cilësisë në punimet që ata ndërmarrin të bëjnë vihet re menjëherë.
Në fshatin Poro, të komunës Novoselë, Vlorë qytetarët janë të pakënaqur me punimet e reja të bashkisë. Sipas tyre rruga që mund të shihni në fotot e mëposhtme është shtruar me asfalt më 11 shtator.
Por pa kaluar një muaj, më 4 tetor në këtë rrugë ka nisur të mbijë bari mbi asfalt.
Cilësia dhe përkushtimi i bashkisësë Dritan Lelit për punimet e reja tregohet qartë nëpërmjet këtij rasti.
Mesazhi
Pershendetje joq keto foto Jan ber ne fshatin poro te komunes novosel ne vlor ne 11 shtator per shtrimin e rrugve. Ndersa keto ne 4 tetor Ku ka filluar te dali Bari lart asfaltit.
Fotot 11 shtator
Fotot 4 tetor
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
Qytetari nga Tirana
Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
Vajza nga Shkodra
Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
I moshuari invalid
I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
I riu guximtar
I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
Djali i pastrehë
Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
Dy vajza zemërgjera
Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.