Rakip Suli i Bashkisë Kamëz vazhdon që të firmosë tendera me vlera marramendëse përsa i përket rregullimit të rrugëve në zonën e Kamzës. Këto tendera, i jep në favor të miqve të rilindësve, pasi vetëm me ta mund të ndajë ndonjë thelë të mirë, që të ikë nga drejtimi i bashkisë me xhepat plot vitin e ardhshëm.
Së fundmi, Suli ka firmosur për më shumë se 500 mijë euro me TVSH, të cilat do kalojnë në llogarinë e bashkimit të kompanive “BONUS shpk” dhe “GJIKURIA shpk”.
Bashkimi i dy kompanive ka fituar tenderin që mban këtë numër reference REF-37281-07-27-2022 dhe ka si objekt “Ndërtimin e rrugëve (Rr.”Shen Gjergji”+Rr.”Ali Pashe Gucia”+Rr.”Arberia”+seg. Pingul me Rr.”Selishte”+Rr.”Vorë”)”.

Në garë kanë marrë pjesë 5 kompani ose bashkim kompanish dhe është favorizuar Gjikuria me administratorë Milo dhe Florenc Gjikurian, që duket se sa herë janë në një garë tenderi, dalin me miliona lekë të taksapaguesve shqiptarë.
Por çfarë ka ndodhur në këtë tender?
Siç shihet edhe më poshtë, dy prej kompanive në garë, kanë ofruar më pak se bashkimi i kompanive ku bën pjesë Gjikuria, por me urdhër të Rakip Sulit, që është krimbur në para gjatë detyrës në krye të bashkisë, ato nuk kanë fituar.

Më shumë se 500 mijë euro bashkë me TVSH do i marrë Gjikuria dhe Bonus shpk.
A duhet të ndërhyjë SPAK? Na mbetet vetëm të presim dhe nëse nuk ka prishje pazaresh do jetë e vështirë që të kemi dikë pas hekurave.